logo
  • Rruga Teodor Keko, Unaza e re

    Astir, Tiranë, Albania

  • Kontaktoni:

    +355 42 364 478

    +355 68 20 11 589

    +355 69 60 61 620

  • E Hënë - E shtunë 08.30- 19.00

    Të Djelë pushim

Rreth nesh

Shitje Aparatura Ultrasound (ECHO)

DNS - Medikal është një kompani që është fokusuar në shitje, servis dhe mirmbajtje të aparaturave mjekësore. Ajo administroihet nga Z. Durim ÇELA, (Profesor i shkencave Mjekesore), shef i radiologjise ne QSUT, ndërkohë që departamenti teknik menaxhohet nga Ing. Fredi PANÇI. Të dy së bashku jemi të angazhuar gjithashtu, për menaxhimin e shitjeve, ndërkohë sektori teknik organizon servis, dhe planifikon procedurat e mirmbajtjes për pajisjet mjekësore të shitura nga kompania jonë dhe jo vetëm.

DNS - MEDIKAL mbulon një gamë të gjërë të shërbimeve mjekësore. Jo vetëm shitje të tyre por ne kryejmë instalime, testime komisionime dhe kalibrim ta aparaturave mjekësore. Ne shërbejmë me një staf të kualifikuar dhe të trajnuar në Gjermani duke ndjekiur proçedura strikte të protokolleve ndërkombëtare për mirmbajtjen e aparaturave mjekësore. Ne gjithmone mbajmë një sasi stoku të konsiderueshme të pajisjeve që shesim dhe kjo shërben si garanci për suportin tonë teknik që ne ofrojmë. Në raste të veçanta kur riparimi i pajisjeve kërkon kohë ose ndonje pjesë kembimi që vonon proçedurat, ne ofrojmë pajisje tjetër derisa të riparohet pajisja juaj, duke siguruar vazhdimësine e punës në biznesin tuaj.

Aparatura Radiologjie
Aparatura radiologjie

Në bashkëpunim me partnerët tanë në Gjermani, ne sjellim të gjitha pajisjet e radiologjisë, X-ray, CT Skaner, Rezonancë Magnetike (MRI), pajisje të reja por edhe të përdorura, me garanci dhe suport teknik të garantuar. Ne kryejmë, transport, Instalime, testime dhe kalibrime për të gjitha pajisjet e radiologjisë, si dhe ofrojmë një gamë të gjërë të pajisjeve mjkësore të tjera si pajisje reanimacioni, aparatura Laboratori, Klinik, Bio-Kimik, Hormonal etj. Ne ofrojmë gjithashtu materiale konsumi për radiologji, si dhe shumë aksesorë për kompletimin e klinikave mjekeëosre.

Servis Biomedikal
Servis për Aparatura Mjekësore

Ne ofrojme servis dhe mirmbajtje për aparaturat mjekësore, jo vetëm për sistemet Ultrasound ECHO, por edhe pajisje të tjera të radiologjisë, Grafi, Skaner, Rezonancë Magnetike, Pajisje Laboratori, Pajisje Reanimacioni, etj.

Ne ju shërbejme me përkushtim me një staf të kualifikuar. Inxhinierët tanë janë trajnuar në Gjermani për servis dhe mirmbajtje të Aparaturave të radiologjisë, ECHO, Grafi, Scanner, MRI etj. Ne ndjekim protokolle strikte sipas praktikave më të mira ndërekombetare.